Top News - Të lodhur nga zhurmat? Shkencëtarët gjejnë zgjidhjen

  • 3 years ago
Të lodhur nga zhurmat e kantiereve të ndërtimit që shfaqen ngado, nga boritë e makinave që çajnë përmes dritareve të apartamentit tënd në një metropol të zhurmshëm?


Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një mënyrë që banorët e qyteteve të lejojnë hyrjen e ajrit të freskët në shtëpi duke reduktuar ndërkohë kakofoninë urbane. Bëhet fjalë për një mënyrë të ngjashme me atë të kufjeve që anulojnë zhurmat. Sipas sistemit të projektuar në Singapor, 24 altoporlantë të vegjël vendosen në grilën metalike të një dritareje të hapur, për të krijuar atë që kërkuesit e kanë quajtur një mburojë akustike.

Kur zhurma si ajo e trafikut apo e një treni pikaset, altoporlantët gjenerojnë valë zanore që anulojnë një pjesë të zhurmës, ngjashëm si kufjet high-tech.

Është si të përdorësh zhurmën për të luftuar zhurmën ? thotë Gan Uoon Seng, që udhëheq ekipin e kërkuesve nga universiteti teknologjik i Nanyangut. E duke bllokuar zhurmën nga jashtë, nuk bllokohet ajrosja natyrale përmes dritareve të hapura.

Sistemi mund të reduktojë zhurmën në hyrje me 10 decibelë dhe funksionon më mirë me zhurma si ato të trenave apo punimeve të ndërtimit, por nuk mund të bllokojë tinguj të papritur me frekuenca të larta, si për shembull lehjet e qenve.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GanUoonSeng#Nanyangut#TopChannel

Recommended