Ora News – Nishani: Datën e zgjedhjeve e kam dekretuar, palët të gjejnë zgjidhjen

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkë me urimin për pashkët për besimtarët ortodoksë dhe katolikë, Presidenti Bujar Nishani përcolli një urim për partitë politike në zgjidhje të ngërçit. ?Presidenti i Republikës e ka dekretuar datën?, ishte qëndrimi i prerë i Presidentit Bujar Nishani. Ndërsa u shpreh optimist se politikanët me ndihmën e zotit dhe në respekt të njëri tjetrit do të orientohen për të gjetur zgjidhjen e duhur me më pak pasoja.
Situata politike, ka bërë që këtë vit, zyrtarët e lartë të mos i shmangin dot deklaratat politike. Nga Gjirokastra, ku ishte për të përcjellë urimet për festën e Pashkës, Nishani ishte i prerë me politikanët, lidhur me datën e zhvillimit të zgjedhjeve.
Nishani: Presidenti e ka dekretuar datën
Presidenti i Republikës komentoi edhe situatën politike në vend. Në formën e lutjes së ardhur prej tij, Nishani tha se me ndihmën e zotit dhe krerët e partive politke do të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja.
Nishani: Kisha dhe besimi dhe zoti janë ata që na japin forcë dhe besim. Unë nga ky vendi i besimit jam optimist që Shqipria dhe shqiptarët edhe politikanët edhe institucionet do të orientohen me ndihmën e zotit në radhë të parë edhe me dashuri dhe mirënjohje dhe respekt për njërit-tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur në mënyrën më të lehtë dhe më me më pak pasoja të mundshme. I uroj edhe atyre të orientohen në rrugën e zotit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-daten-e-zgjedhjeve-e-kam-dekretuar-palet-te-gjejne-zgjidhjen/

Recommended