RTV Ora - Meta cakton daten e re te zgjedhjeve vendore 13 Tetori, fton palet per reflektim
  • 5 years ago
#rtvora

Tre ditë para votimeve të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta firmos dekretin për një tjetër datë të zgjedhjeve. Vendimi u bë publik pas minuta pasi kishte përfunduar takimet e ngjeshura me krerët e partive dhe ambasadorët e BE-së, të nisura që herët në mëngjes në selinë e kreut të shtetit.

Në një konferencë për median, kreu i shtetit i bëri thirrje kryeministrit të reflektojë. Jo vetëm. Kreu i shtetit i bëri thirrje të gjitha forcave politike të reflektojnë për të mos humbur shansin e çeljes së negociatave me BE-në në mes të tetorit, 3-4 ditë pas zgjedhjeve vendore.

Për mediat kreu i shtetit theksoi se nuk detyronte askënd të merrnin pjesë në zgjedhje por dha garanci se më 13 tetor nuk do të ketë asnjë bashki në Republikën e Shqipërisë ku nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativ.

Vetëm Rama refuzoi takimin ne presidence.

Dekreti i presidentit për një datë të re zgjedhjesh vjen në një kohë kur KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në KZAZ të të gjithë rretheve
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-cakton-daten-e-re-te-zgjedhjeve-vendore-13-tetori

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended