Wake Up/ Integrimi i të kthyerve nga emigrimi. 77% nuk gjejnë punë. 85% jetojnë me ndihmë ekonomike

  • 4 years ago
Mbi 70% e të rikthyerve nga emigracioni në Shqipëri pohojnë se shërbimet të cilat duhet të konsiderohen me prioritet për t?u ardhur atyre në ndihmë në mënyrë që të ri integrohen në Shqipëri janë: sigurimi i strehimit, lehtësimi i punësimit përmes Zyrës Rajonale të Punës dhe sigurimi i informacionit mbi shërbimet publike që përfitojnë të rikthyerit. Kjo është një prej të dhënave të studimit të fundit të realizuar nga World Vision në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike në lidhje me shërbimet dhe asistencën e ofruar ndaj të rikthyerve nga emigracioni në nivel lokal. Studimi u zhvillua gjatë muajit prill me 190 të rikthyer në 13 bashki të Shqipërisë ku shtrihet projekti RE-IN-VEST ?Kthim në Mundësi të Reja?.
Eljona Elmazi, Drejtoreshë e World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën tha se ka një protokoll që duhet ndjekur nga familjet që rikthehen që në hyrje në pikat kufitare të vendit tonë dhe duhet të referohet në sportelet e emigracionit. Familja e rikthyer duhet ti drejtohet këtyre sporteleve për të marrë informacion për shërbimet që i takojnë. "Vetëm 8.3% e të kthyerve kanë shkuar në sportelet e emigracionit dhe kjo tregon se vetëm një përqindje shumë e vogël të të rikthyerve kanë dijeni për këto sportele. Nga ana tjetër edhe këto struktura nuk kanë database të të rikthyerve. Ndërkohë 77% e atyre që kanë kontaktuar me zyrat e punësimit në nivel vendor thonë se shërbimet që kanë marrë nga zyrat e punës janë të pavlefshme për ta. Pra nuk kanë gjetur zgjidhje."- tha Elmazi. Ndërkohë një nga çështjet e para që ata kërkojnë zgjidhje sapo rikthehen në vendin e tyre është strehimit. "Disa prej tyre i kanë shitur shtëpitë dhe u duhet ose të qëndrojnë me qira nëse i kanë mundësitë ose duhet të kthehen tek të afërmit. Çështja është se kjo nuk është afatgjatë si zgjidhje. Ndaj paketa shërbimesh që ofrojnë strehimin që ofrojnë ndihmën për nevoja imediate që ka familja si ushqimi veshmbathje etj, deri dhe trajtim psikologjik është shumë e rëndësishme. Aktualisht që flasim këto familje pasi kanë kontaktuar me sportelet e emigracionit dhe ky i fundit i referon shërbimet që përfitojnë nëse kanë nevojë për punësim, apo ndihmë ekonomike. Aktualisht rreth 85% e familjeve që janë anketuar janë aktualisht me ndihmë ekonomike. Shërbimet janë pra sociale, arsimore, të punësimit etj."


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended