Ora News - Këshilltari i presidentit Meta nxeh Erion Braçen në Komisionin e Ekonomisë

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ditën e sotme u shqyrtua dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit ?Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin?.

Prezent në këtë mbledhje te zhvilluara online ka qenë dhe Këshilltari Ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj i cili ka mbrojtur dekretin e Presidentit duke evidentuar të gjitha shkeljet e qeverisë, Kryeministrit dhe të Kuvendit.

Po ashtu, në komision ka kërkuar të jetë pjesëmarrës në diskutimin e Dekretit të Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit zëvendëskryeministri, Erjon Braçe.

Mbledhja e sotme është zhvilluar mes debateve midis Këshilltarit Ligjor të Presidentit të Republikës, z. Bledar Dervishaj dhe Zëvendëskryeministrit Erion Braçe.

Dervishaj: Ky ligj cenon disa nene të kushtetutës dhe disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, po ashtu bihet ndesh me disa ligje të pushtetit vendor. Kjo nisëm nuk është në harmoni me kushtetutën dhe bie ndesh me ndarjen e pushteteve në vend. Shkelje e tij bën një konstatim për anti-kushtetuetshmëri, prandaj edhe presidenti e ktheu në Kuvend.

Braçe: Dua t?i them presidentit dhe çdo përfaqësues të tij se nuk kanë tagër që të fyejnë deputet e Shqipërisë, apo si janë zgjedhur dhe ushtrojnë detyrën e tyre. Këtyre deputetëve herë ua njeh vendimet, herë ua kthen. Këtë qëndrim ka edhe ndaj të zgjedhurve të pushtetit vendor. Të vijë këtu dhe të sulmojë dy pushtete legjitime, nuk shkon, është e pandershme. Problem madhor nuk janë bërë këta deputetë, por bojkoti i opozitës. Edhe problemet vendore kanë ardhur nga bojkoti i opozitës në zgjedhje. Po ashtu, në kushte flagrance është edhe mosdekretimi i zgjedhjeve. Edhe problemin në Gjykatën e Kushtetuese nuk e kemi vetëm nga Vettingu, por edhe për shkak të vonesave të vendeve vakante për në Gjykatën Kushtetuese që nuk duhen toleruar më.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/keshillatari-i-presidentit-meta-nxeh-erion-bracen-ne-komisionin-e-ekonomise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended