RTV Ora – Keshilltari i Presidentit: Të merren masat për riskun potencial të një fatkeqësie natyrore

  • 5 years ago
#rtvora
Këshilltari i Presidentit Meta për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri sqaroi në një konferencë për mediat arsyet përse Kreu i Shtetit i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për kapacitetet që ka vendi ynë për të përballuar fatkeqësitë natyrore.

Shaqiri: Qëllimi i kësaj Kërkese ishte informimi mbi funksionalitetin e institucioneve të shtetit në shërbim të qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe minimizimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve. Për më tepër, duke patur parasysh: 1. Mungesën e përgjigjes së ministres së Mbrojtjes për takim institucional lidhur me këtë çështje në institucionin e Presidentit të Republikës; 2. Krizën e rëndë institucionale që ka kapur vendin, përplasjen që ekziston mes institucioneve qendrore dhe lokale, që sjell si pasojë vështirësi në ushtrimin e kompetencave të organeve përgjegjëse.

Shaqiri theksoi se është detyrë e institucioneve të vlerësojnë dhe të marrin masat për riskun potencial të një fatkeqësie natyrore si dhe ka kërkuar në emër të Presidentit trajtimin me seriozitet të shqetësimit te ngritur.

Shaqiri: Rrjedhja e menjëhershme në mediat ?lëpirëse? të PPP-ve të Kërkesës për Informacion të Presidentit të Republikës, me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe shmangien e vëmendjes nga skandalet në rritje, dëshmon vetëm mungesën e respektit ndaj shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit të përgjegjshëm ndërinstitucional.

Këshilltari i Presidentit i ka kujtuar kryeministrit dhe ministrave, se e kanë për detyrë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, t?i përgjigjen me seriozitet të plotë Presidentit të Republikës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ilir-meta-nese-konference-shtypi-ne-oren-1200
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended