Top News - DASH nxjerr raportin/ Probleme për investimet në Shqipëri

  • 3 years ago
Departamenti Amerikan i Shtetit DASH, ka publikuar raportin e vitit 2020 për Shqipërinë, mbi Klimën e Investimeve në vendin tonë, ku renditen një sërë problematikash.
Raporti i DASH evidenton se Shqipëria duhet të përmbushë kushte përpara konferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE.

Teksa thekson probleme të mprehta me çështjet e korrupsionit në administratën publike, mungesën e transparencës sidomos në prokurimet publike, kontrata të vështira për tu zbatuar, korrupsionin në qeveri dhe tek tenderat, rritja e kontratave PPP që sipas raportit bën të pamundur konkurencën. Sipas DASH, bizneset amerikane perballen me raste korruptive dhe pengesa per investime per shkak te vendimeve gjyqesore te diskutueshme.

?Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me cështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të paleve të tjera në një ccështje që lidhet me investimet?, thekson raport.

?Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos cështja e certifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që s?janë te tyre?, shkruhet nw raportin e këtij viti.

?Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë. Korrupsioni vazhdon të minojë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik. SHBA nuk figuron më vendet e para për investimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.
Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE vendi ende nuk ka trajtuar sic duhet kompensimin e pronave?, mbyllet raporti i DASH.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DASH#Investimet#TopChannel

Recommended