Report Tv zbardh raportin 280 vatra të qëllimshme nëpër Shqipëri, ja 3 qarqet më të prekura

  • 5 years ago
280 vatra zjarri që kanë shkaktuar djegien e mbi 100 hektarëve pyeje në zona urbane dhe parqet e mbrojtura përgjatë muajit gusht në vendin tonë janë shkaktuar nga njeriu me zjarrvënine të qëllimshme, nga pakujdesia e djegies së kullotave dhe hedhja e cigareve.

ReportTv ka siguruar raportin e detajuar të mbrojtja nga zjarri ku sipas Emergjencave Civile rezulton se qarku i Elbasan kryeson me 49 vatra zjarri, Shkodra me 42 vatra zjarri, ndjekur nga Dibra me 39 vatra zjarri.

Prej disa kohësh me vendim qeverie shërbimi zjarrfikës është dislokuar pranë çdo bashkie, por sipas këtij raporti disa bashki nuk e ofrojnë këtë shërbim për shkak të mospasjes me mjete si dhe nuk kanë koordinuar me bashkitë fqinje ku ka zjarrfikëse.

Ky raport nxjerr në pah se grupet e vullnetarëve të krijuara nga krerët e bashkive për shuarjen e zjarrit nuk kanë funksionuar dhe qytetarët janë angazhuar për shuarjen e flakëve vetëm në rastet kur është rrezikuar jeta apo banesa e tyre.

Edhe qarku i Vlorës ka pasur 28 vatra zjarresh ku situate më kritike ka qenë në datat 28-29 gusht në ndërsa sipërfaqja ka qenë më e madhe me 218h ku nuk kanë shpëtuar as drurët frutorë si ulliri në zonën e Delvinës.

Ky raport përcjellë tashmë institucioneve shtetërore nxjerr në pah se ?pirromanët? apo personat që vënë zjarret e qwllimshme nuk ndëshkohen apo arrestohen nga policia.

Recommended