Ligji anti shpifje do realizohet/ Edhe gazetarët pranojnë se ka një shtim lajmeve të rreme

  • 3 years ago
?Fatmirësisht kemi një raport goxha ndihmues të Komisionit të Venecias dhe mbi atë Raport duhet të punojmë bashkërisht që të dalim në konkluzionin e duhur dhe ta kalojmë atë ligj në parlament një orë e më parë. Sepse, ndërkohë, shpifja po bën kërdinë përditë e përnatë?.




Ky deklarim i kryeministrit Rama tregon vendosmërinë e tij për ti dhënë Shqipërisë një ligj rregullator anti-shpifje, përballë xhunglës së portaleve online prodhues kronik të shpifjeve. Aleksandër Cipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve e pranon shtimin e prodhimit të shpifjes në mediat online.

Ne e ndajmë shqetësimin për ndotjen e lartë etike që ekziston në mediat tona kryesisht në mediat e reja kryesisht në hapësirën virtuale në gjuhën shqipe. Ky është një shqetësim që i kemi kundërvënë propozimin për ngritjen e mekanizmave vetërregullues e ekzekutuese se ata na mungojnë ekzekutuese. Por nga ana tjetër kjo nuk duhet të përdoret si alibi prej ligjvënësve.

Projektligji i ri për mediat online me fokus frenimin e denigrimit të subjekteve në shkrime përmes shpifjes , ku do të reflektohen rekomandimet e komisionit të Venecias, është duke u hartuar nga një grup pune me deputetë të komisionit të ligjeve dhe medias. Një prej anëtarëve të grupit të punës i tha Top Channel, se drafti final do të jetë gati për konsultime publike në javët në vazhdim.

Tekst-Për projekt ligjin e parë votuar nga parlamenti, që ngjalli debate të forta, Komisioni Venecias dha disa rekomandime të cilat duhet të merren në konsideratë nga ligjvënësit ku përshihet:

1-Ngritja e një organi rregullues efektiv dhe i pavarur të vetë rregullimit që përfshin të gjithë aktorët e komuniteti i mediave.

2-Ngritja e Këshillit të Ankesa por jo pjesë e AMA.

3-Gjetja e një formule për depolitizimin e AMA.

4- Ndryshimi masës së gjobës që varionte nga 100 mijë deri në 800 mijë lekë, konsideruar nga Venecia jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave.

5-Të sigurohet efektiviteti i zbatimit të ligjeve ekzistues dhe, veçanërisht, mjeteve juridike që luftojnë kundër shpifjes dhe gjuhës së urrejtjes.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Cha...

Recommended