Ora News - Ligji anti-shpifje, Meta thirrje Ramës: Tërhiqu nga modeli i neveritshëm ‘Lukashenko’

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Model si i Lukashenkos në Bjellorusi e ka cilësuar presidenti Ilir Meta nismën e mazhorancës për miratimin e ligjit antishpifje. Duke shprehur solidaritetin me gazetarët, kreu i shtetit fton dhe një herë për krijimin e një medie transparente ku çdo shqiptar do të jetë aksionet.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar nismën për rikthimin e ligjit antishpifje një model të presidentit Bjellorus Lukashenko dhe nismë për të censuruar median. në reagimin në facebook, kreu i shtetit ka sjellë në vëmendje dhe raportin e Komisionit të Venecias i cili e konsideroi draftin e parë të papranueshëm.

?I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga modeli i neveritshëm lukashenko për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias. Si Presidenti i Republikës kam folur qartë kundër këtyre iniciativave edhe me Dekretin Nr.11413, datë 11 janar 2020, që nuk duhet të vazhdojë të mbahet i fshehur në sirtarët e Kuvendit, por duhet pranuar menjëherë.?

Duke sjellë në vëmendje negociatat e integrimit, kreu i shtetit thekson se liria dhe pavarësia e medias është një nga kushtet kryesore të BE dhe pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci. ndaj në kushtet kur raportet ndërkombëtare flasin për përkeqësim të lirisë së medias, Meta bën thirrje për reflekim

?Garantoj se do të jem përherë në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e MODELIT TË NEVERITSHËM LUKASHENKO në Shqipëri.Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media.?

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/paketa-anti-shpifje-meta-thirrje-rames-terhiqu-nga-modeli-i-neveritshem-lukashenko/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended