Rivihet ne funksion aparatura per heqjen e gureve ne veshka ne QSUT (29 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë sot u rivendos në punë aparatura e heqjes së gurëve në veshka me ultratinguj. Kjo aparaturë ka kushtuar 1 milion marka gjermane dhe është blerë para 4 vitesh me fonde nga buxheti i shtetit. Shefi i shërbimit të Urologjisë pranë këtij spitali Flamur Tartari, thotë:
"Është shansi i madh për ne sot që këto ditë ne kemi rifillimin e punës në kabinetin e thyerjes së gurëve në veshka. Kjo është një gjë e madhe sepse pas një kohe të gjatë 1 viti e gjysëm kur të sëmurët kanë bredhur në vende të ndryshme të botës me shpenzime të mëdha, arrijmë më së fundmi që në qendrën tonë të rifillojë shërbimi në këtë drejtim."
Gjatë këtij viti aparatura nuk ka funksionuar pasi kishte nevojë për riparime të pjesësve të ndryshme të saj. Kontrata 1-vjeçare e shkruar pranë qendrës spitalore dhe firmës gjermane Dormier, i hapi rrugën rivënien në funksion të kësaj aparature e cila kushtoi 80 mijë marka. /tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended