Top News - Çfarë duan shqiptarët!/ Çertifikata e kontribute shoqërore

  • 3 years ago
Shqiptarët kërkojnë më shumë certifikata, vërtetime për deklarimin e kontributeve nga punëdhënësit, karta shëndeti dhe në fund dëshmi penaliteti. Këto janë dokumentet e kërkuara më shumë gjatë muajit gusht përmes faqes zyrtare të e-Albania. Të dhënat zyrtare lidhur me këtë muaj tregojnë se u bënë rreth 144 mijë aplikime për certifikatë familjare, ndërkohë që në vend të dytë është shërbimi për të marrë vërtetim për pagesën e kontributeve.

Aplikimi i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës ishte i treti me 102 mijë aplikime. Edhe shtetasit që jetojnë jashtë kanë pasur një numër të lartë aplikimesh për pasaportë dhe kartë identiteti në nivelin 63 mijë aplikime. Gjatë muajit gusht edhe pse afati i fundit ishte 31 korriku ka vijuar aplikimi për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit duke kapur nivelin mbi 55 mijë.
Në listën e dhjetë shërbimeve më të përdorura janë renditur edhe deklarimi i kontributeve nga punëdhënësit, pagesa e energjisë, aplikimi për kartë shëndeti dhe e fundit certifikata e gjendjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit).

Sa i takon shërbimeve më të përdoruara në muajit gusht të Ministrisë së Punëve të Jashtme në e-albania figuron në vend të parë aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti pasuar nga aplikim për leje kalimi me 4607. Tek lista e shërbimeve më të kërkuara janë prokurat e veçanta, aplikim për vizë aplikim për gjendjen gjyqësore, leje martese e kështu me radhë për t?u mbyllur me aplikim për vërtetim konsullor me 647 kërkesa.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaJashtme#KontributetShoqerore#TopChannel

Recommended