“Himni”, Maleski: “Shqiptarët të jenë të kujdesshëm se çfarë duan”

  • 3 years ago
Ministri i parë i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e pavarur Denko Malevski, babai i të cilit është tekst-shkruesi i Himnit të shtetit, i pyetur rreth komenteve se himni duhet të ndryshohet që t?i përfaqësojë të gjithë, në emisionin 200 që sonte transmetohet në orën 22 në Alsat, thotë se nëse një gjë e tillë do ishte në të mirën e shtetit mund dhe të bëhet. Por sipas Malevskit shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm në atë që duan, sepse për ata vet, Himni i tyre është shumë i vlefshëm. Në emisionin 200, i ftuar është edhe ish deputeti Pavle Bogoevski. Sipas tij asnjë qytetarë nuk duhet të vlerësohet si përqindje, sepse kjo bie ndesh me Të Drejtat Themelore të Njeriut. Bogoevski thotë se fajtorë për vendosjen e përqindjes krahas një bashkësie të caktuar etnike, është gjenerata e vitit 2001, kur u nënshkruar Marrëveshja e Ohrit.

Recommended