Top News - Kuvend, seancat plenare/ Miratohet kalendari i shtatorit

  • 3 years ago
Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator-16 tetor dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 7-25 shtator.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator-16 tetor dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 7-25 shtator.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, pasi uroi për një sesion parlamentar të suksesshëm, bëri thirrje që komisionet parlamentare të fillojnë menjëherë nga puna për shqyrtimin e projekt-akteve ligjore të depozituara, përfshirë projekt-aktet e mbartura.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 17 dhe 24 shtator. Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia. Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GramozRuçi#Kuvend#TopChannel

Recommended