Abilekaj: Çdo produkt i kontestuar në Këshillin Politik s’mund të miratohet në Kuvend

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Rimbledhja e Këshillit Politik të hënë pritet me mjaft interes për të parë sesi do të shkojë çështja e reformës zgjedhore.

Në tryezën e diskutimeve, ku i pranishëm do të jetë për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama, do të diskutohen ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe për të cilat ka dhënë mbështetjen edhe mazhoranca.

Enton Abilekaj, gazetar dhe analist, thotë se të gjitha palët janë të vonuar dhe se pas marrëveshjes së 5 qershorit nuk mund të bëhet më asnjë ndryshim.

Abilekaj: Pas 5 qershorit të gjithë janë vonë, nuk ka më ndryshime. Këshilli Politik ishte formuar për të përfaqësuar të gjitha forcat dhe grupimet në Kuvend dhe jashtë Kuvendit.Askush nuk mund të ankohej për vendimet e këtij Këshilli që do të firmoseshin ashtu si u firmosën në 5 qershor. Rikthimi në Këshillin Politik është një propozim i opozitës çuditërisht. Duke pasur bindjen në shifra se mund ta mundë mazhorancën e sotme kërkon të bëhet një proces i drejtë zgjedhor, duke shmangur çdo lloj aventure.Pranimi i Këshillit Politik nga kryeministri është një hap pozitiv pavarësisht se do të diskutohet për diçka që nuk ka si të ketë dakordësinë.

Në një intervistë për Ora News, analisti thekson se çdo produkt i njëanshëm që do të prodhojë tryeza e të hënës nuk do të mund të kalojë në Kuvend, pasi në të kundër bie 5 qershori.

Abilekaj: Ajo që do të dalë ga Këshilli Politik nëse do të jetë refuzim nga kushdo palë aty i projektit për ndryshimin e Kushtetutës sipas Ramës i heq legjitimitetin çdo lloj ndryshimi pavarësisht nëse ka kaluar në Këshillin e Legjislacionit, Komisionin e Ligjeve apo do të kalojë në seancë. Kjo nuk do të thotë se do të tërhiqet Rama por shpresojmë që palët të merren vesh që të mos kemi një proces zgjedhor që humbet legjitimitetin pasi opozita do të kishte gjithmonë të drejtën për ta kontestuar procesin edhe nëse humbet me të drejtë. Këshilli Politik nuk ka mandatin për të diskutuar çështje të tjera përveç depolitizimit të administratës zgjedhore. Edhe sikur ta kishte, nëse opozita nuk jep dakordësinë, nuk ka konsensus, asnjë vendim i Këshillit Politik nuk shkon në parlament për miratim. Me apo pa votimin të hënën, nëse nuk ka konsensus, parlamenti në bazë të marrëveshjes së bërë në janar dhe të nënshkruar në qershor nuk ka të drejtën të bëjë ndryshime të njëanshme. I takon mazhorancës të tërhiqet nga këto ndryshime për të respektuar marrëveshjen, nëse do të vazhdojë i bie që ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

Sipas Abilekaj, pas ndryshimeve kushtetuese qëndron vetë Rama, i cili përmes tyre kërkon një mandat të tretë në mungesë të mbështetjes nga populli.

Abilekaj: Të gjitha tentativat jashtë komisionit të reformës zgjedhore dhe këshillit politik janë të paligjshme.Pretekstet se opozita parlamentare duhet ti imponohet mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare janë pretekste për ta personalizuar Kushtetutën nga një njeri që i trembet zgjedhjeve të vitit të vjen dhe kuptohet pse që nga masat që po...

Recommended