Top News - Takim tjetër Meta-Basha/ ‘Çdo ndryshim në Këshillin Politik’

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkojnë që të mblidhet sërish tryeza e Këshillit Politik për të diskutuar dhe vendosur për nismën për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimi I koalicioneve parazgjedhore. Meta dhe Basha janë takuar sot në mëngjes për rreth 40 minuta dhe sicc ka zbuluar Presidenti nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale kryedemokrati I ka përsëritur qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar se nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik.

Më herët po nëpërmjet rrjeteve sociale Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Rama për deklaratën e kreu të qeverisë se listat e hapura janë një kërkesë e popullit. Meta deklaron se Rama po sillet si diktator pasi kjo nuk është një kërkesë e popullit. ?Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT. POPULLI FLET VETË!"-shkruan Meta.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#LulzimBasha#TopChannel

Recommended