Miratohet ligji i amnistisë/ Deputetët në Kuvend kërkojnë që të shtohen përfituesit
  • 4 years ago
Qeveria ka dërguar në Parlament një ligj për amnisti të gjerë në burgje. Ligji parashikon që të gjithë të burgosurit meshkuj, që u kanë mbetur 2 vite dënim për të vuajtur ose janë dënuar deri në 2 vite të lirohen.


Përjashtim bëjnë të dënuarit me vrasje me dashje, akte terroriste, krim të organizuar, si dhe vepra të tjera të rënda si krimet seksuale, kundër pasurisë, të miturve apo familjes etj.

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi tha se në burgje qëndrojnë persona për krime pa peshë ndërkohë që të dënuarit për vrasje si pjesëtarë bandash po lirohen çdo ditë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni pranoi se ndër vite ka pasur vlerësime që janë dhënë nën presion nga administrate e burgjeve, por sipas saj tashmë për të dënuarit me mbi 15 vite burg, vlerësimi do të firmoset nga drejtori i përgjithshëm I burgjeve.

Përfituesit më të mëdhenj duket se do të jenë për personat e dënuar për narkotikët apo për shpërdorim detyra. Për femrat dhe të miturit përfitimi është më i madh pasi bëhet fjalë për tre vite dënim të mbetur. Ndërsa veprat penale që nuk amnistohen janë më të reduktuara se tek burrat.

Po ashtu, amnistohen të dënuarat femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 50-vjeç dhe personat e dënuar meshkujt, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të amnistisë, janë baras ose mbi moshën 60-vjeç. Edhe në këto rast nuk përfitojnë nga amnistia të dënuarit për vrasje me dashje, akte terroriste, krim të organizuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Amnisti#Kuvend#TopChannel
Recommended