Ora News - Ligji limonadë? Murrizi ironi me Ramën e Ballen: Do të shtohen hamamet. Do i zërë barku

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Deputeti Myslim Murrizi u shpreh skeptik për paketën antishpifje. Nuk kurseu ironinë në fjalën e tij kur iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama I cili deklaroi se ligji ishte limonadë në krahasim me ligjin gjerman.

"Shyqyr që iu ktheve rrugës së zotit o I uruari I perëndisë. Ishalla e ka seriozisht. Shenjat i ka dhënë se shkon në familjet e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti me një ferexhe tip qyrku. Nuk e di kë ka kopjuar, mbase Daila Lamen, megjithatë ky është përmirësim I dukshëm

E tha e kemi bërë limonadë. Pse? Mirë do ishte të ishte raki rrushi 22 gradë. Cfarë ju gjeti që e hodhuat?! Kam bërë ligj për Peçe e Mark e Zhejin. Unë kujtova se ka bërë ligj për Zukenbergun. Një nga këto Peligj për Zukenbergun. Një nga këto Peçe, Mark Zheji e keni tek AMA. Po pse amendament për Peçe Vasilin qenka ky amendament.

Ne paskemi ngelur prapa? Ne kemi qenë gjithmonë të parët?!

Për ligjin e Pece Mark Zhejit kemi ngelur prapa?! Ta kishit sjellë më përpara. Unë në këtë ligj nuk shoh që mund të verifikohen donatorët, financuesit. E keni bërë limonadë. Një portal me 3 gazetarë do 5 mijë euro në muaj, po kush ia jep këto?!

Ku janë këto media të pavarura?!

Ka Shqipëria media të pavarura?! Janë të varura prej fyti e këmbësh, aq shumë sa ka vite që ju kanë dalë sytë sa një kokërr grushti nga e varura. Si mund të jetë një media e pavarur kur pronari i medias bën biznes gjithë ditën. I lëpihet kryeministrit dhe maxhorancës së radhës. Nuk bëjmë ligj për median e shkruar.

Në gazetë shaj këtë të duash ama po të shash në ekranet që i kemi kapur për fyti, ne të cojmë në gjyq.

E shoh më shumë se limonadë. Nuk I ka kap ligji prej fyti por tenderat. Më gjeni një media të pavarur se i dal unë AMA e do të kushtëzojë mandatin tim nëse gjobitet kjo media. Portalet janë të pavarura?!

Jo or jo, janë të varura. Sa del një biznes i ri, lëvizje e re, del një portal. Nëse e ka Gjermania ta bëjmë dhe ne si ajo, pse ta bëjmë limonadë. Sepse ligji limonadë del limonadë e thartuar dhe do i zërë barku gjithë ata që konsumojnë nga ky lloj ligji.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ligji-limonade-murrizi-ironi-me-ramen-e-ballen-do-te-shtohen-hamamet-do-i-zere-barku

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp