Report TV - Miratohet kalendari i Kuvendit! Në 2 seanca rrëzohen nëntë dekretet e kthyera nga Meta

  • 5 years ago
TIRANË- Konferenca e kryetarëve është mbledhur ditën e sotme para hapjes së sesionit parlamentar i  cili nis në orën 18:00 të pasdites së sotme. Në mbledhjene e sotme është përcaktuar axhenda e Kuvendit deri në datën 19 shtator. Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se në datën 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës.

Në 12 shtator është parashikuar të rrëzohet dekreti për rishqyrtimin e ligjit:  ?Për rezervat materiale të shtetit?, ?Për privatizimin e ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta?, ?Për vetëqeverisjen vendore?? dhe ai ?Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit?.

Ndërsa në seancën e datës 19 shtator Kuvendi do të votojë 5 ligje të kthyera pas nga presidenti Ilir Meta ndër to dekreti për ndryshimet e ?Kodit Penal?, ligji ?Për koncesionet dhe partneritetin publik privat?, të ndryshuar? dhe dy koncesionet që janë dhënë për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara. Po ashtu një tjetër dekret i lënë më 19 shtator është ai ?Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë?, ku kujtojmë se kreu i shtetit ktheu mbrapsht edhe zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Këto dekrete të Metës janë kundërshtuar edhe publikisht nga mazhoranca. Ndërsa pritet që këtë sesion parlamentar të vijojnë sërish punimet edhe komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca për të shkarkuar kreun e shtetit.

Recommended