Dekretet, presidenti Meta i kthen përgjigje Kuvendit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta përmes një letre publike i ka kthyer përgjigje shkresë-kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë lidhur me arsyet e çdekretimit të 30 qershorit dhe dekretimit të 13 tetorit si datën zyrtare të zgjedhjeve vendore. Kreu i shtetit në letren e drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, shkruan se maxhoranca po bën çdo përpjekje për asgjesimin e opozitës reale dhe demokratike në vend dhe synon dhe kapjen e të vetmit institucion të pavarur siç është aktualisht Institucioni i Presidentit të Republikës.? Gjithashtu Meta i kërkon ndihmë Ruçit që të ndihmojë Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste.
Recommended