“Merrni tokën dhe mos u ngopshi por na dëmshpërbleni”, protestë kundër devijimit të Lanës

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Qindra familje, të cilat preken nga devijimi i lumit të Lanës, protestuan pasditen e sotme kundër projektit.

? Preken 300 shtëpi, nëse bëhet projekti i 2015 prek 30-40 objekte. Banorët e Lumit të Lanës të mbështetur dhe nga banorët e Unazës së Re, nuk jemi kundër projektit por kundër devijimit që po ndodh për shkak se bashkia e Tiranës po u shërben oligarkëve.Banka Europiane e Investimeve i ka kërkuar bashkisë të dëmshpërblejë banorët dhe projekti le të zhvillohet. Edhe ne këtë kërkojmë?.

Ata kërkojnë me urgjencë nga bashkia e Tiranës që para se të nisë punimet të dëmshpërblejë banorët që preken nga shembja.

?Sipas takimit të qershorit 2020 nuk ka me letra dhe pa letra, të gjithë do të trajtohen njësoj sipas bashkisë së Tiranës. Bashkisë nuk i besojmë më.Do të prishësh objektin, vlerësoje dhe kaloji lekët në llogari. Nuk themi sa kushton e zhvilluar kjo pronë, por të paktën jo në rrugë të madhe?.

Mosbesimin ndaj bashkisë Tiranë e lidhin me rastin e Astirit.

?Ata thonë do u prishim shtëpitë, do u japim bonusin e qirasë dhe pas 2 -3vitesh bashkia do të ndërtojë 1 apo dy pallate për të na sistemuar ne. Ne kemi shembullin e qartë te Unaza e Re, asnjë nuk ka marrë bonusin e qirasë të premtuar nga Veliaj. Janë mashtrime dhe propagandë?.

Argumenti i Bashkisë për ndryshimin e projektit është shmangia e përmbytjeve nga lumi Lana por banorët pretendojnë të kundërtën.


?Këtu nuk ka pasur asnjëherë përmbytje. Gjithçka bëhet për pronat pas llamarinës?.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/merrni-token-dhe-mos-u-ngopshi-por-na-demshperbleni-proteste-kunder-devijimit-te-lanes/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended