Kundër informalitetit, Rama: Mos shkrepni armën e nacionalizmit merrni kuponin - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksioni kombëtar kundër informalitetit çeli siparin me një takim masiv të gjitha institucioneve të linjës që pritet të mësyjnë në terren. Kryeministri Edi Rama që mbajti dhe peshën kryesore të argumentave të kësaj nisme, paralajmëroi masa të rënda për bizneset që nuk paguajnë por edhe për zyrtaret tatimore që do guxojnë të bëhen palë me evazorët fiskalë.
Lufta ndaj informalitetit është një mundësi për një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët. Kjo është reklama që i bëri kryeministri aksionit qeveritar të nisur më 1 shtator 2015, ku pritet që 600 grupe pune nga institucione të linjes të zbarkojnë në terren.
Kryeministri e quajti Shqipërinë ?në gjendje lufte me këtë fenomen? në territorin e zhvillimit ekonomik e tregtar, ku ?patriotë? janë ata që marrin kuponin tatimor dhe jo ata që shkrepin armën e nacionalizmit, ?tradhtarë? ata tatimorëve të cilët do abuzojnë me detyrën

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/drejtuesit-e-financave-bashke-per-luften-kunder-informalitetit/

Recommended