Top News - Paralajmërimi Gjukanoviç: Po ringjallet projekti serb!

  • 3 years ago
Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç deklaron se projekti ?Serbia e Madhe? është ringjallur. Në një intervistë të dhënë për televizionin austriak ORF, ai u shpreh se ky projekt synon që Serbia të sigurojë një farë kompensimi për humbjen e Kosovës.?Ai aspiron të sigurojë disa kompensime për Serbinë për humbjen e Kosovës dhe natyrisht Mali i Zi është objektivi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Unë mendoj se të gjithë e lexojmë po aq mirë, askush nuk është i painformuar. Ballkani perëndimor ka mbetur pa vëmendjen e nevojshme, ne e kemi përsëritur disa herë vitet e fundit si rrezik faktin që nuk theksohen interesat malazeze. E keqja është se nëse kjo politikë vazhdon të jetojë, të zgjerohet dhe të kërcënojë pa pengesë sovranitetin e vendeve të tjera në rajon, e rikthen Ballkanin Perëndimor në vitet 1990?, paralajmëroi ai. Le të shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë, dhe që partnerët tanë kryesore, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t`I frenojnë proceset prapësuese që kërcënojnë të prodhojnë pasoja për stabilitetin europian, shtoi me tej Gjukanovic.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
# MiloGjukanovic#ORF#TopChannel

Recommended