Top News - Dhuna Oregon/ Përplasen ashpër Trump dhe Biden

  • 4 years ago
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden, u përplasën rreth dhunës që ka shpërthyer në protestat në Portland të Oregonit.Trump e fajësoi kryebashkiakun demokrat të Portlandit, Ted Ëheeler, se ka lejuar ?vdekjen dhe shkatërrimin eë qytetit të tij".Biden tha se presidenti është ?inkurajues i pamatur i dhunës?.Të shtunën në Portland, një përkrahës I Trumpit u qëllua për vdekje, ndërsa në qytet simpatizantë të tij uë përleshën me protestues të lëvizjes ?Jetët e afrikano-amerikanëve vlejnë?. Portland është kthyer në vatër të rëndësishme të protestave kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, që kur afrikano-amerikani George Floyd ndërroi jetë gjatë arrestimit nga policia, në 25 maj, në Mineapolis.Vrasja e tij ka shkaktuar një valë të zemërimit kombëtar dhe ndërkombëtar.Në një seri postimesh në Tëitter, Trump tha se "Portlandi nuk do të shërohet kurrë me një kryebashkiak budalla" dhe sugjeroi dërgimin e forcave federale në qytet.Ai po ashtu tha se Biden ?nuk është i gatshëm për të udhëhequr?.Biden u përgjigj përmes një deklarate se Trump ?mund të besojë se postimet në Tëitter për rendin dhe ligjin e bëjnë atë të fortë, pordështimi për t?iu bërë thirrje mbështetësve të tij që të ndalojnë së kërkuari konflikt, tregon se sa i dobët është?.Më herët, ushtruesi i detyrës së sekretarit për siguri kombëtare, Chad Ëold, tha se zyrtarët demokratë në Portland kanë lejuar zhvillimin e ?kaosit? dhe shtoi se ?të gjitha opsionet për zgjidhjen e situatës janë në tryezë?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
# DonaldTrump#JoeBiden#TopChannel