Top News - Debati Trump-Biden/ Pas kandidateve përplasen sondazhet
  • 3 years ago
Pak pas përfundimit të debatit të parë presidencial, Fox Neës, publikoi dy sondazhe online që flisnin për fitoren e presidentit Donald Trump. Edhe sekretarja për shtypin e presidentit, Kayleigh McEnany, konfirmoi të njëjtën gjë. Por, sipas sondazhit të kryer nga CNN, gjashtë në cdo 10 ndjekës të debatit mendojnë se ish zëvendëspresidenti Biden, doli më i fituar nga debati dhe vetëm 28 për qind renditën Trump të parin. CNN i kishte pyetur të njëjtët të anketuar edhe para debatit, se fitoren e kujt prisnin. Biden kishte avantazh edhe atje, me 13 pikë. Ndërsa një sondazh i CBS Neës, i kryer nga YouGov, flet për një marzhin më të ngushtë fitoreje për Biden, me 48 për qind që e shohin atë fitues dhe 41 për qind që thonë se trump dominoi. Për ekspertët, sidoqoftë, debati i të martës mbrëma, nuk pati asnjë fitues.

Reagimet pas debatit, ishin të ndara në linja partiake. Por dominojnë kritikat e ashpra për mbarëvajtjen e tij, shoqëruar me ndërhyrje të shpeshta në fjalët e njëri tjetrit. Për republikanët, donald trump ishte fituesi ndërsa për demokratët, Biden dominoi dhe paraqitja e trump në debat ofroi një arsye më shumë për ti mohuar atij një mandat të dytë. Ishin të shumtë vëzhguesit e debatit që kritikuan shkëmbimet me tone të larta dhe kaotike mes dy kandidatëve, e pati madje edhe nga ata që e quajtën debatin një turp kombëtar. Disa analistë kritikuan presidentin duke thënë se nëpërkëmbi demokracinë të tjerë, shprehën keqardhje për spektaklin në tërësi. ?Ne jemi një vend më i mirë nga ai që u pa sonte në këtë debat?, shkruante në tëitter një ish senator republikan, Jeff Flake.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#Biden#TopChannel
Recommended