Vettingu i përmbaruesve/ Paditet Ministrja e Drejtësisë: Po tejkalon kompetencat

  • 4 years ago
Përmbaruesit e dyshojnë ministren e drejtësisë se po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi për profesionin e tyre dhe ndaj i janë drejtuar Gjykatës së Apelit administrativ me kërkesën që gjyqtarët të shfuqizojnë katër urdhëra të saj.

Burime të Top Channel pranë gjykatës konfirmojnë se 150 përmbarues përmes dhomës kombëtare të përmbarimit hedhin dyshime mbi këtë urdhër të ministres për vetting.

Në padi pretendohet se ligjet e reformës në drejtësi janë të qarta, pasi në nenin 23 tregohet prerazi se cilat janë dokumentat që një përmbarues duhet të dorëzojë për përpilimin e krijimit të regjistrit unik të të dhënave për këtë profesion të lirë. Por me urdhërin që mban datë 22 qershor 2020, ministrja e drejtësisë sipas padisë së përmbaruesve kërkon edhe të dhëna personale si statusi apo edhe e kaluara përpara dimplomimit në universitet. Përmbaruesit dyshojnë në padinë e dytë se ministrja e drejtësisë po synon super fuqi edhe për ngritjen e komisionit që do ti kontrollojë ata. Në ligjin e reformës në drejtësi citohet se komisioni disiplinor përbëhet nga tre anëtarë njëri prej të cilëve nga shkolla e magjistraturës, i dyti nga ministria dhe i treti zgjidhet nga radhët e përmbaruesve.

Në kërkesë padi përmbaruesit përmendin ligjin ku duhet që rregullat të caktohen nga ministri por me propozim të përmbaruesve. Përmbaruesit dyshojnë se propozimet e tyre nuk u morën parasysh dhe se komisioni që do të vendosë për karrierën e tyre dhe licensën , mund të funksionojë sërish përmes urdhërave nën influencën e ministrisë së drejtësisë, duke e kthyer në realitet gjendjen ashtu siç ishte përpara reformës në drejtësi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vetting#TopChannel

Recommended