Vettingu rrezoi gjysmën e njerëzve të drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shkalla e parë e Vetingut këtë vit kaloi në filtra 77 gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha institucionet e drejtësisë shqiptare.Pas rivlerësimit të bërë nga KPK për deklarimet e pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësitë profesionale, 35 gjyqtarë e prokurorë u shkarkuan, ndërsa 42 të tjerët vijuan të ishin pjesë e organeve të drejtësisë.Procesi i vetingut futi në ngërç gjykatën kushtetuese, duke shkarkuar anëtarët e kësaj gjykate, Gani Dizdari, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj dhe Fatos Lulo.Ndërsa anëtari tjetër i kushtetueses, Besnik Imeri dha dorëheqjen përpara nisjes së procesit të Vettingut.Ndër vendimet e argumentuara për shkarkimet e bëra ishte mosjustifikimi pasurisë, kontaktet e papërshtatshme me botën e krimit si dhe ana profesionale.Vetingu iu pushua 7 prokurorëve e gjyqtarëve. Një prej tyre ishte rasti i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku KPA vendosi që për 15 vite ai të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë. Të njëjtin vendim KPA dha edhe për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.Ndërkohë, që në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, këtë vit janë regjistruar 40 çështje. Pranë këtij institucioni janë dorëzuar 16 ankimime nga komisioneri publik, dhe 24 ankimime nga subjektet e rivlerësimit.Pas shqyrtimit të dosjeve, gjithsej janë dhënë 12 vendime, ku në 11 prej tyre janë lënë në fuqi vendimet e KPK-së.I vetmi rast ku apeli rrëzoi KPK, është ai i shkarkimit të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.Ndërkohë, një tjetër figurë e lartë e gjyqësorit që pret vendimin e KPA është Xhezair Zaganjori kreu i Gjykatës së Lartë.
Recommended