Top News - SHBA, dështojnë bisedimet/ Të papunët e Covid, pa asistencë

  • 4 years ago
Një përpjekje e fundit nga demokratët për të ringjallur bisedimet në Kongres për fondet jetike të asistencës financiare nga COVID-19, përfundoi me zhgënjim të premten.


Është bërë tashmë gjithnjë e më e mundshme që ngërçi i Uashingtonit do të nënkuptojë më shumë vështirësi për miliona njerëz që humbasin asistencën e zgjeruar për papunësinë dhe dëme të mëtejshme për një ekonomi të goditur nga pandemia e koronavirusit ende në zhvillim.

?Ishte një takim zhgënjyes?, deklaroi udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, duke thënë se Shtëpia e Bardhë kishte refuzuar një ofertë të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të ulur kërkesat e demokratëve me rreth 1 trilion dollarë. Ai i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të ?negociojë me demokratët dhe të zhvendosen drejt një pike të mesme.
Mos thoni ose siç duam ne, ose hiç?. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se ?për fat të keq nuk kemi bërë progres sot?.

Seanca e së premtes pasoi një takim të ndezur të enjten që, për herë të parë hodhi dyshime të vërteta në aftësinë e administratës Trump dhe demokratëve në Kongres për t?u bashkuar rreth një projekt-ligji të pestë në përgjigjeje të pandemisë COVID-19. Një dështim në bisedime do të rrezikonte më shumë se 100 miliardë dollarë për të ndihmuar në rihapjen e shkollave, një raund të ri prej 1,200 dollarësh pagesa direkte për shumicën e amerikanëve, si dhe qindra miliarda dollarë për qeveritë shtetërore dhe lokale për t?i ndihmuar ata të shmangin shkurtimet në personel dhe shërbime, ndërsa tkurren të ardhurat nga taksat.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ChuckSchumer#NancyPelosi#TopChannel

Recommended