Top News - VKM, të papunët nga Covid/ Si do ndihmohet biznesi ti punësojë

  • 4 years ago
Kush ka dalë i papunë për shkak të krizës nga Covid-19, për periudhën 10 mars deri më 23 qershor, mund të bëhet pjesë e programit të qeverisë për t?u punësuar në sektorin privat.
Në mbledhjen e fundit qeveria miratoi vendimin me procedurat dhe kriteret që duhet të plotësojë biznesi dhe individët e papunë për t?u bërë pjesë e programit të punësimit. Vendimi përcakton se personat e dalë të papunë në periudhën kohore nga 10 marsi deri më 23 qershor, duhet të jenë të evidentuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të regjistruar në zyrën e punës. Duhet theksuar punëkërkuesi mund të marrë pjesë vetëm një herë në këtë program të punësimit.
Programi i punësimit është një program 4, 8 ose 12-mujor punësimi, në të cilin profili dhe nevojat e punëkërkuesit përshtaten me vendin e lirë nga punëdhënësi. Paga përcaktohet në kontratën e punës, në përputhje me pozicionin përkatës dhe nivelin e pagave në treg, por shteti ndërhyn edhe merr përsipër disa subvencione shumë të rëndësishme.
Për kompanitë që punësojnë punëtorë me kontratë të paktën 4-mujore, paga minimale 26 mijë lekë do të subvencionohet nga shteti për një periudhë 2 mujore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punësuarit për gjithë periudhën.
Për programin 8-mujor të punësimit subvencionimi nga shteti i pagës minimale do të jetë për 4 muaj dhe të kontributeve për gjithë periudhën. Nëse lidhet kontratë 1-vjeçare punësimi shteti merr përsipër të subvencionojë vetëm kostot e sigurimeve të detyrueshme për 12 muaj.
Ata punëdhënës që duan të bëhen pjesë e programit të punësimit duhet të plotësojnë disa kritere, siç janë të jetë i regjistruar si shoqëri tregtarë, të mos ketë shkelur ligjin e punësimit përpara shpalljes të pandemisë, vendi i punës i financuar nga ky program, duhet të vijë si rezultat i rritjes së fuqisë punëtore në aktivitetin e punëdhënësit, të mos ketë detyrime ndaj tatimeve etj.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VKM#Bizneset#TopChannel

Recommended