Covid-19, Ministria pranon shifrat/ Më shumë shtrime në dy spitalet se raportimet zyrtare

  • 4 years ago
Pas disa shkrimesh denoncuese nga gazeta ?Shqip?, Ministria e Shëndetësisë pranon se në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv në QSUT dhe në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, numri i shtrimeve është shumë më i madh sa raportohet zyrtarisht.

Prej më shumë se dy muaj ministria e Shëndetësisë në daljet e saj të përditshme ka deklaruar se numri i pacientëve që po trajtohen me koronavirus nuk është më shumë se 120 në dy spitalet. Por ?Shqip? denoncoi fshehjen e shifrave duke raportuar se vetëm në spitalin ?Shefqet Ndroqi? numri i shtrimeve arriti në 180 ditën e djeshme, ndërsa kishin mbetur vetëm 10 shtretër të lirë nga kapacitetet.

?Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet?, thuhet në deklaratën e sotme për mediat të ministrisë së Shëndetësisë.

Në disa shkrime të saj, gazeta ?Shqip? denoncoi se në dy spitalet Covid numri i pacientëve është më shumë se 250 raste dhe jo sa deklarohen zyrtarisht. Me rritjen e rasteve të reja, të dy spitalet po tejkalojnë limitet e tyre çka e bën të pamundur dhe për pak ditë pritjen për pacientë të rinj që mund të infektohen nga koronavirus.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#QSUT#TopChannel

Recommended