Përbërësit: 10 peta të njoma 4-5 qepë të njoma vetëm pjesa jeshile 1 tufë lëpjetë 1 tufë spinaq 1 tufë nenexhik 1 tufë majdanoz 1 tufë kopër Kripë Vaj ulliri Gjalpë
Presim imët të gjitha jeshilliqet, i shtypim me kripë. Hapim petën, e lyejmë me gjalpë, e palosim, e mbushim me jeshilliqet dhe e mbledhim role. Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim roletë, i lyejmë me furçë me pak gjalpë sipër dhe i pjekim në furrë të të parangrohur më parë me 180 gradë për 30 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. I shërbejmë me kos.