Në fshatin e dosjes “339″/ Komisionari në arrest shtëpie për 52 vota fiktive në zgjedhje

  • 4 years ago
Dosja ?339?, në të cilën përfshihen ish kryebashkiakut i Durrësit, Vangjush Dako, banda e Avdylajve, çështje droge, si dhe çështje të krimeve zgjedhore, përfundoi në fshatin Shetel në Shijak dhe në fshatin Rubjek në Durrës, këtu ku unë ndodhem.

Në hetim u morën 21 komisionerë, 19 që tashmë kanë masë sigurie dhe dy komisionerë që rezultuan të vdekur, me akuzën se kanë lejuar të votohej për 52 emigrantë që nuk ndodheshin në vendin tonë. Besim Bregu dhe Kasem Lala rezultuan që të kishin vdekur gjatë kohës që SPAK hetonte. Drejtuesit e këtij institucioni thanë se ata janë hetuar, për shkak se familjarët e tyre nuk i kishin ç?regjistruar nga gjendja civile.

Nafija Bregu, bashkëshortja e Besimit, pohon të kundërtën. Ajo thotë se emri i Besimit është çregjistruar dhe se ai nuk është përfshirë në këtë krim zgjedhor.

Të njëjtën gjë, e konfirmoi edhe djali i Besimit nga Italiat, Jaho Bregu.

Mimoza, bashkëshortja e Kasem Lalës, e tronditur për hetimin e bashkëshortit të saj të vdekur flet për Top Channel.

Qazim Lala, në 2017, ishte anëtar komisioni i Partisë Demokratike. Tashmë ai është në arrest shtëpie, me akuzën se ka lejuar që të votohet për persona që nuk kanë qenë në shqipëri ditën e zgjedhjeve. Por ai vet, e mohon këtë fakt.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dosja339#Durrës#TopChannel

Recommended