Basha uron Kurban Bajramin duke përkujtuar klerikun Sherif Langu: Zoti na e ndriçoftë rrugën!

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ditën e Kurban Bajramit, kryetari i opozitës Lulzim Basha e uroi nga familja e klerikut, patriotit dhe luftëtarit të shquar Sherif Osman Langu. Basha tha se sakrifica e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë e vendit do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve.

Në ditën e Kurban Bajramit, kur nderohet sakrifica dhe dashuria ndaj Zotit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjen e patriotit, luftëtarit dhe klerikut të shquar Sherif Osman Langu.

Bashkë me familjarët e klerikut që ia kushtoi jetën çështjes shqiptare dhe besimit në Zot, Kreu i opozitës, e kujtoi firmëtarin e Pavarësisë si një luftëtar të paepur për çlirimin e trojeve shqiptare në fillimin e shekullit të XX.

?Kujtimi i tij dhe i atdhetarëve të tjerë shqiptarë që u sakrifikuan me vetëmohim për një Shqipëri të lirë për lirinë e besimit në Zot, për një Shqipëri demokratike e të zhvilluar do të mbetet gjatë në memorien tonë historike dhe është dritë orientuese për të bërë më të mirën për vendin dhe kombin. Sakrifica që bënë dje këta patriotë të shquar solli frytet e lirisë që jetojmë ne sot, sakrifica jonë është ogur i bardhë për ditë më të mira për fëmijët tanë. Zoti na e ndriçoftë rrugën dhe lehtësoftë vuajtjet e çdo shqiptari!?
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended