Top News - Rektori i ri në UT/ Artan Hoxha fiton garën në zgjedhje

  • 4 years ago
Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës pas një gare te fortë mes 3 kandidatëve për këtë post. Sipas të dhënave të marra pranë komsionit zgjedhor të Universitetit te Tiranës, Hoxha ka arritur të sigurojë 54% të votave të stafit akademik. Konkretisht 348 vota kanë shkuar për të, ndërsa kandidatja tjetër për rektore Mimoza Hafizi ka marrë176 vota dhe kandidatja e tretë Kozeta Sevrani, siguroi 122 vota . Këto janë vetëm votat e stafit akademik, pasi në votim kanë marrë pjesë edhe studentet, vota e të cilëve zë 10%. Artan Hoxha do të zevendësojë në krye të UT, rektorin aktual Mynyr Koni. ky i fundit e ka quajtur procesin e zgjedhjeve ne Universitetin e Tiranës të paligjshëm pasi sipas tij komisioni zgjedhor institucional nuk u rizgjodh sipas procedurës. Zgjedhjet në universitetet publike duhet të ishin mbajtur disa muaj më parë, por u shtynë për shkak të pandemisë. Për rektorët e rinj dhe senatet kanë votuar 12 universitete publike të vendit, proces që nisi që në orën 08 00 të mëngjesit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UT#ArtanHoxha#TopChannel

Recommended