Wake Up/ Rektori Artan Hoxha: Universiteti në kohë pandemie, nis mes mësimit online dhe auditoreve

  • 3 years ago
Si do ta gjejë viti i ri akademik universitetin më të kërkuar në vend dhe që ka numrin më të lartë të kuotave? Çfarë skenarësh po përgatit Universiteti i Tiranës për të ofruar një mësim sa më cilësor dhe më të sigurt për të rinjtë që vijnë nga të gjitha rrethet e vendit por edhe përtej trojeve. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr Artan Hoxha tha se data 2 nëntor për fillimin e vitit akademik u vendos nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi në konsensus me Universitetin e Tiranës. "Kemi pasur mbledhje të senatit dhe po përgatitemi për 1 vit të ri jo të zakonshëm akademik, me shumë personel dhe më një numër të madh studentësh. Skenarët janë të ndryshëm për ta përballuar, sepse varet nga ecuria e sëmundjes. Procesi mësimor do të zhvillohet normalisht në auditore por e alternuar me mësimdhënien në distancë dhe me grupe të vogla në salla. Ne synojmë që mësimi të jetë sa më afër normalitetit. Kjo do të thotë se kryesisht leksionet dotë zhvillohen në platformë kurse seminaret, laboratorët apo dhe leksionet në grupe të vogla do të zhvillohen në auditore. Pra do të kemi një alternim mes mësimit në distancë dhe atij në auditore. Për këtë po hartojmë një rregullore të Universitetit për fillimin e ri akademik dhe masat AntiCovid që duhet të marrim për mospërhapjen e sëmundjes"- tha rektori Hoxha

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended