Vijon bllokimi i mësimit te Juridiku, rektori Koni hesht

  • 5 years ago
I vetmi që mund të zgjidhë situatën e krijuar prej 2 muajsh në Fakultetin e Drejtësisë, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni vijon të heshte. Edhe pse neni 5 i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe neni 34 i Statutit të Universitetit të Tiranës ngarkon atë me përgjegjësi ligjore, që të kërkojë ndërhyrjen e policisë për të liruar mjediset e fakultetit nga studentët të që kanë bllokuar mësimin.

?Takimet me dekanin kanë qenë të shpeshta, të rregullta dhe mikpritëse, ndryshe nga ajo që ndodh me rektorin që shkon në zyrë dhe nuk gjendet. Rektor Konin e merr Dekani në telefon dhe nuk përgjigjet, e fik telefonin dhe e vetmja është të kontaktojmë me MAS për të gjetur një ambient alternativ?, thotë një student.

Jo vetëm dekanit, por Rektori Koni nuk po i përgjigjet askujt, se përse nuk po e zgjidh ngërçin.

?Ashtu si një ditë më parë, edhe këtë të martë ne kemi tentuar gjatë gjithë kohës që të lidhemi me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Z.Mynyr Koni, por ka qenë e pamundur. Thirrjet telefonike kanë qenë të bllokuara?.

?Siç e patë, rektori sapo doli nga zyra dhe refuzoi t?i përgjigjet pyetjes se përse nuk i jep zgjidhje situatës së krijuar në Fakultetin e Drejtësisë, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar ambientet e bllokuara dhe për të vijuar normalisht mësimi?.

Dekani i fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, jashtë kamerave thotë se po pret nga Ministria e Arsimit, që ajo të vendosë se ku do të zhvillohet mësimi.

?E ndërsa vijon ngërçi, në Fakultetin e Drejtësisë mes pjesës së studentëve që duan të zhvillojnë mësim dhe atyre që janë të ngujuar duke mbajtur të bllokuar ambientet e fakultetit, një nga zgjidhjet mbetet zhvillimi i mësimit në ambiente të tjera, të cilat mund të jenë edhe shkollat e mesme të kryeqytetit?.

Studentët që kanë bllokuar procesin mësimor thonë se nuk do të tërhiqen. Përveç Fakultetit të Drejtësisë, bojkot ka edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Histori-Filologjisë.

Pjesa tjetër e fakulteteve vijon normalisht mësimin. Studentët e Juridikut i kërkojnë rektorit Mynyr Koni, që edhe ata të vijojnë procesin mësimor dhe një pjesë e tyre kanë paralajmëruar se do ta padisin për shpërdorim detyre, pasi edhe pse në bazë të ligjit, vetëm ai mund t?i kërkojë policisë të ndërhyje për të liruar ambientet e bllokuara, nuk po e kryen këtë detyrë.

Tv Klan

Recommended