Artan Hoxha, rektor i UT/ Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet në universitete
  • 4 years ago
Gara zgjedhore për drejtuesit në 12 universitetet publike përfundoi, ku kryesisht në detyrë janë rizgjedhur rektorët e mëparshëm, ndërsa ndryshime ka patur në universiteti bujqësor, universiteti ?Fan Noli? në Korçë dhe Universiteti i Tiranës, ku janë zgjedhur rektor të rinj Dhimitër Bello në Universitetin Fan Noli, Fatbardh Sallaku te Bujqësori dhe Artan Hoxha te Universiteti i Tiranës.

Pas numërimit të votave, Komisionet zgjedhore kanë mbledhur materialet zgjedhore dhe po i përpunojnë ato për të vlerësuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

?Brenda 48 orëve duhet ti dërgojmë emrat ministrisë së arsimit që monitoron rregullsitë e procesit dhe më pas 12 fituesit e universitetit publik ministrja ja kalon për dekretim presidentit?

Në Universitetin e Tiranës ku vëmendja ishte e shtuar, kandidati Artan Hoxha nga dekani i Fakultetit të Drejtësisë u zgjodh Me 348 vota rektor në garën kundër Pedagoges se fakultetit të shkencave të natyrës Mimoza Hafizit dhe pedagoges së ekonomikut Kozeta Sevranit, duke larguar nga detyra rektorin e mëparshëm Mynyr Konin. Sipas kryetares së komisionit zgjedhor të Universitetit të Tiranës , Majlinda Ketës rezultati është pranuar pasi nuk ka patur ankimime.

Asnjë prej 3 kandidatëve s?kanë bërë ankesë për parregullsi

Pjesëmarrja tejkaloi pritshmëritë në zgjedhjet e 30 korrikut, të shumë kontestuara për zhvillimin e tyre në kohë pandemi.

Dua të theksoj pjesëmarrjen e lartë të stafeve akademike dhe kritike ishte ajo e studentëve që e bën procesin anemik.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArtanHoxha#UT#TopChannel
Recommended