Pritet numerimi i votave

  • 5 years ago
Pas përfundimit të votimit, në shumë KZAZ pritet të nisë numërimi i votave. Ky proces po kryhet vetëm në bashkinë e Pustecit. Në Tiranë numërimi pritet të nisë në mesnatë. Në disa KZAZ në rrethe ende nuk ka përfunduar dorëzimi i kutive votimit dhe i materialeve zgjedhore.

Në prefekturën e Shkodrës nuk është zhvilluar votimi në 7 qendra. Procesi ka qenë i qetë, pa probleme me përjashtim të disa incidenteve të izoluara. KQZ- deklaron se morën pjesë në zgjedhje 772 mijë votues ose 21.6 % e tyre.

Por shifrat zyrtare të pjesëmarrjes së votuesve, janë kundërshtuar nga Partia Demokratike.

Partia Demokratike iu referua të dhënave të marra nga strukturat e saj të vendosura pranë qendrave të votimit.

Tv Klan

Recommended