Koni: Kule dhe Hoxha krijuan kaos, KIZ-in s'e njoh, në 30 korrik s'ka zgjedhje në UT

  • 4 years ago
TIRANE-Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës janë futur në një spirale konflikti institucional, pasi rektori aktual Mynyr Koni nuk e njeh procesin, ndërsa i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës për të hetuar. Në datë 30 qershor u mbyllën regjistrimet për kandidatët që garantojë për rektor të Universitetit të Tiranës dhe anëtarë të Senatit Akademik.

Në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) pranë UT-së dorëzuan kandidaturat për rektor Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani. Por këtë institucion, pra KIZ-in, Koni nuk e njeh, pasi sipas tij i ka përfunduar mandati. Ai thotë se shpalli aplikimet për anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, por për shkak të mungesës së aplikimeve, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.Në këto kushte, thotë Koni "në Universitetin e Tiranës, nuk është miratuar Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), sipas kërkesave të nenit 6 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT, si e vetmja strukturë që ka përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor në UT. Kjo do të thotë që në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga 5( pesë) ish-personeli akademik i UT" thotë Koni.

Recommended