Ora News - Ambasadorët e ShBA-së dhe BE-së sërish në selinë e PD-së, takojnë Bashën
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas takimit me aleatët, Basha ka pritur në një takim dhe ambasadoren e ShBA-së në Shqipëri Yuri Kim në selinë e PD-së.

Në takim është dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta ndërkohë që nuk bëhet ende me dije se për çfarë kanë folur.

Ky takim vjen pas ndryshimeve kushtetuese të cilat u votuan ditën e sotme në Parlament.

Me 106 vota pro dhe 10 kundër kryeministri Edi Rama kaloi në Kuvend me opozitën e re ndryshimet kushtetuese në ditën e fundit të këtij sesioni parlamentar.

PS nuk e pati të vështirë të gjendte votat për ndryshimet kushtetuese nga opozita e re në parlamet edhe pse nuk pati dakordësinë e PD e LSI-se në këshillin politik as të presidentit Ilir Meta, apo dhe thirrjet e ndërkombëtarëve që ndryshimet të ishin konsensuale.

I ashpër ka qenë reagimi i opozitës së bashkuar për ato që i cilësojnë ndryshime të njëanshme. Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët, në një deklaratë për median e konsideroi një akt të paprecedent në 30 vjet, dhe theksoi se asnjë makinacion i Edi Ramës nuk e ndan dot koalicionin e opozitës së bashkuar dhe se as fitoren e tyre para shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ambasadorja-e-shba-se-yuri-kim-takohet-me-kryedemokratin-basha/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended