“30 korriku” Ambasadorët e SHBA e BE takojnë sërish Ramën, vihet theksi tek gjithëpërfshirja

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pak ditë para se ndryshimet kushtetuese për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore të miratohen në parlament, dy ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së i kanë ?zbarkuar? në zyrë Kreut të qeverisë shqiptare.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Diplomatët Yuri Kim dhe Luigi Soreca për më shumë se 60 minuta në takim me Edi Ramën i kanë kërkuar kryeministrit që të nxitojë për implementimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

SHBA dhe BE ja kanë bërë të qartë Ramës se vendimet për çështjet elektorale duhet të merren vetëm pasi të jenë diskutuara mes të gjitha palëve politike në vend. Gjithashtu ambasadorja theksoi rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente?

Por pavarësisht lëvizjes së ndërkombëtare, Edi Rama nuk duket të jetë bindur nga Kim dhe Soreca për 30 korrikun.

Edi Rama: ?Te mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun. 30 korriku është kryer. Peng PS, shumicën tonë dhe qeverinë tonë nuk e merr dot askush në asnjë gjuhë të botës ?

Pas këtij takimi në kryeministri përfaqësuesi i mazhorancës në këshillin politik, Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e radhës së Këshillit Politik të martën (28 korrik) në orën 11:00 propozim i pranuar edhe nga opozita e bashkuar.

Kater anëtarët e Këshillit do të njihen me përgjigjet e ekspertëve nëse është e mundur hapja 100% e listave si dhe mbajtja në fuqi e koalicioneve parazgjedhore sic kërkon PD. Por Opozita e Bashkuar ripërsërit kërkesën e saj për PS që të heqë dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe të kërkojnë mendimin dhe asistencën e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët.

Gjithashtu në mbledhjen e së martës sëbashku me ekspertë do të dakordësohen detajet e fundit të Ligjit të ri zgjedhor, për depolitizimin e administratët, i cili do të hyje në fuqi në vitin 2023.

Damian Gjiknuri ka depozituar në parlament edhe paketën me 7 ligje të amenduara pas marrëveshjes së 5 qershorit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ambasadorja-yuri-kim-serish-ne-kryeministri-ne-takim-me-ramen-edhe-soreca/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended