Dita e dytë në Shqipëri Presidenti i PE së takon Bashën në selinë e PD së

  • 4 years ago
TIRANE-Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli sot takoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Klajda Gjoshën nga LSI-ja në selinë e blu, pasi Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA. Lideri demokrat u shpreh se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që hapja e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

"I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë. I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë. Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon! Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës" është shprehur Basha, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD-së, pasi vetë nuk pranoi që të fliste për mediat duke thënë vetëm që "ka qenë një ditë e ngjeshur takimesh" para se të priste ambasadoren e re amerikane në selinë e PD-së.

Recommended