Gjobat nuk e ndalin Bashën, takon fermerët në Divjakë: Ramavirusi ka prekur rëndë bujqësinë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pavarësisht gjobave që ka marrë, kreu i opozitës Lulzim Basha nuk i ndal takimet e tij me qytetarët.

Ditën e sotme Basha ishte në Divjakë ku ka takuar fermerët atje.

Në mesazhin e ndarë në faqen e tij në Facebook, Basha shkruan se Ramavirusi ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin.

Basha: Me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës ndamë shqetësimin për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë. RAMAVIRUSI ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin. Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama.

Fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurrencën e pandershme nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës. Produktet e tyre edhe pse shumë cilësore kalben ose groposen bashkë me investimin dhe djersën e tyre.

Ekonomia shqiptare është në krizë të thellë, papunësia po rritet çdo ditë, konsumi është në kolaps dhe njerëzit kanë çdo ditë e më pak mundësi për të blerë. Bujqësia shqiptare dhe fermerët përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje. Sot ata kanë nevojë për përkrahje financiare dhe masa konkrete e jo fjalë boshe në facebook. Pandemia ekonomike e shkaktuar nga RAMAVIRUSI po godet dhe rrënon fermerët e lënë krejtësisht pa mbështetje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjobat-nuk-e-ndalin-bashen-takon-fermeret-ne-divjak-ramavirusi-ka-prekur-rende-bujqesine

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended