Mrekullite qe sjellin lutjet ne vendet e shenjta (20 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Tasha është një ndër ata persona që beson në mrekulli. Ashtu si të gjithë njerëzit që shkojnë në vende të shenjta për të zgjidhur halle, as ajo nuk do t'a nxjerrë fytyrën në televizion. Tasha tregon se i biri ishte larguar nga familja dhe ishte i ftohtë me prindërit. Pas lutjeve dhe ritev, ajo tregon se i biri u rikthye.
Halle të ngjashme pretendojnë të zgjidhin dhe njerëz të tjerë. Diku në ditë të caktuara, diku në gjithë javën ne vendet e quajtura të shenjta, gjithnjë të frekuentuara. Në përgjithësi këtu vijnë ata që duan të fejohen,martohen apo t'u largohen sëmundjet,madje ka dhe nga ata që duan të zgjidhin hallet që kanë lidhje me shtetin.
Lutje në vende të tilla janë kryer dhe kur feja ishte e ndaluar tek ne. Secili vend i shenjtë është më i miri. Këtë askush nuk di t'a thotë me saktësi, ndërsa që besimi shëron këtë e pohojnë të gjithë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/