Ambasada Italiane vonon pergjigjet e studenteve qe do studiojne atje (17 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ambasada Italiane sot duhet t'u kthente përgjigje studentëve shqiptarë që duan të vazhdojë studimet e tyre në Itali, por edhe sot kjo përgjigje u shty për një ditë tjetër. Sipas Institutit Italian të Kulturës, janë 1700 nxënës që presin aprovimin e ambasadës për studimet e tyre. Siç ka ndodhur edhe vitet e tjera, vetëm gjysma e aplikantëve kanë mundur të udhëtojnë përtej detit.
Degët e zgjedhura janë kryesisht shkenca politike, mjekësi, juridik, arkitekturë si dhe shkenca shoqërore. Studimet në Itali kërkojnë që përveç rezultateve të mira, duhet të kesh dhe 7 milion lireta në bankë, pa llogaritur këtu shpenzimet mujore të shkollës. E ndërsa konkursi i gjuhës zhvillohet në Itali në datën 4 shtator, ambasada përsëri vonon përgjigjet./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended