Ambasada Italiane skandali i vizave - (11 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Skandali i vizave në ambasadën italiane fillon të zbardhet. Prokuroria Italiane ka arritur në përfundimin se brenda konsullatës Italiane në Tiranë vepron një bandë trafikantësh me ne krye shefin e zyrës, konsullin Adriano Monti. 5 faqe të mbushura me akuza që flasin për një rrjet trafikantesh mes zyrtareve Italian dhe bashkëpuntorëve të tyre shqiptar që lëshon viza për në Itali në këmbim të shumave të parave që shkonin nga 1000 deri në 1500 dollarë.

Gazeta italliane ?Il Messaggero? nën titullin, ?Skandali i Tiranës, një bandë veprontë brenda konsullatës?, ka botuar 7 emrat e trafikantëve në këtë trafik milionash. Në krye të klanit që vepronte brenda ambasadës, ishte vetë konsulli Adriano Monti, dy shefat e zyrës së vizave Angelo Palmieri dhe Orieta Marini si dhe nënpunësi tjetër Mario Vieri.

Bashkë me të lartëpërmendurit nën hetim janë dhe një investitor italian, Alberto Rancini, një shqiptar Gentian Rufa si dhe Gentiana Balla, punonjës shqiptarë i konsullatës italiane në Tiranë.
Sipas hetimeve shqiptarët që ishin të njohur të Rancinit gjenin qytetarët që kishin nevojë për viza dhe ju premtonin përshpejtim të procedurave në këmbim të parave. Paratë zakonisht dorëzoheshin në Marikaj ku bëhej dhe dorzimi i dokumentacionit për konsullatë.

Ndërsa kryehetuesi Agim Tirana, tha për Klan se prokuroria mund të nisë ndjekjen penale për shqiptarë të implikuar në këtë rrjet vetëm pas kërkesës së zyrës së krimit ekonomik, duke ju shtuar dhe një dosje tjetër për trafikun e vizave italiane e nisur një muaj më parë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended