Abasada Italiane skandali i vizave - (13 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ambasada Italiane në Shqipëri ka ditë që ndodhet nën hetim nga prokuroria Italiane. Sot personeli i ambasadës është i përgjysmuar. Konsulli Italian Adriano Monti nuk ka dashur të prononcohet për Tv Klan. Ndërkohë përgjegjësja e shtypit të ambasades Gabriela Biondi ndodhet në Romë për skandalin që ka plasur për trafikun e organizuar të vizave, lëshuar nga Ambasada Italiane për qytetarët shqiptar.
Sot dhënia e vizave Italiane ka vazhduar normalish dhe janë të shumtë ata që presin jashtë dyerve të kësaj ambasade për të marrë një vizë për në itali. Në këtë rast nuk mungojnë sorollatjet e procedurave të qytetarëve shqiptar.

Vox Pop qytetarët para ambasadës ...

Pavarësisht skandaleve qytetarët shqiptar do vazhdojnë të presin ndoshta edhe të paguajn për të marrë një vizë drejt italisë./tvklan.al

Recommended