Top News - Gjermania paralajmëron kundër udhëtimit në disa pjesë të Spanjës
  • 4 years ago
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka paralajmëruar kundër vizitave të panevojshme në tri rajone të Spanjës.


Në deklaratë janë përmendur, Aragon, Katalonja dhe Navarra, për shkak të siç është thënë ?numrit të madh të të infektuarve dhe izolimeve lokale?.

Këto rajone janë përballur së fundmi me rritje të numrit të të prekurve me koronavirus, mirëpo autoritetet spanjolle kanë insistuar se virusi është nën kontroll në shumicën e territorit.

Kjo deklaratë vjen pasi Instituti gjerman, Robert Koch ka thënë se neglizhenca është fajtore për rritje të numrit të rasteve të të infektuarve në Gjermani.

?Zhvillimet e reja në Gjermani më shqetësojnë shumë?, ka thënë udhëqeqësi i këtij Instituti, Lothar Wieler.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Gjermani pothuajse është dyfishuar të martën, përkatësisht ka arritur në 633.

Prandaj Instituti që drejton Wieler u ka bërë thirrje njerëzve që të zbatojnë rregullat e distancimit fizik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RobertKoch#Germany#TopChannel
Recommended