Top News - Vuçiq paralajmëron masa të reja kundër koronavirusit në Beograd
  • 4 years ago
Qeveria e Serbisë do të miratojë të premten masa të reja për Beogradin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit, paralajmëroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, ai tha se klubet e natës dhe kafenetë që nuk kanë kopshte do të mbyllen për dy javë, nga ora 23:00 deri në 06:00.

Vuçiq tha se të gjitha konviktet studentore në Beograd do të mbyllen po ashtu.

Ai theksoi se problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd, ku ndodhen ?82.5 për qind e të infektuarve?.

Vuçiq po ashtu tha se nga e hëna, ata që nuk bartin maska mbrojtëse në hapësirat e mbyllura në Beograd, do të gjobiten financiarisht.

Autoritetet në Serbi njoftuan të enjten se gjashtë pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët paraprake.

Të enjten u konfirmuan edhe 359 raste të reja me koronavirus.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, Serbia ka konfirmuar mbi 15,000 raste.

Prej tyre, 287 kanë vdekur, ndërsa aktive janë 1,996.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në ditët e fundit, disa qytete të Serbisë, përfshirë: Novi Pazarin, Tutinin, Kragujevcin dhe Vranjën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVuçic#Serbia#TopChannel
Recommended