Qeveria e RMV merr masa te reja kunder pandemise | Lajme - News
  • 3 years ago
Si rrezik më i madh për përhapjen e sëmundjes për momentin llogaritet grupimi, posaçërisht i të rinjve, në kafene dhe bare dhe për këtë arsye qeveria mbrëmë e zgjeroi pakon anti-Covid me masa të reja.

?Nuk lejohet pjesëmarrja e këngëtarëve / grupeve muzikore / dixhej në objektet gastronomike. Kufizohet zhurma maksimale në objektet gastronomike në 55 decibel. Në një tavolinë mund të ulen më së shumti 4 persona. Nuk lejohet shërbimi i mysafirëve në këmbë, në banak dhe në tavolina. Respektim rigoroz i ndalesës për punë të bareve të natës dhe diskotekave?.

Reaguan nga Oda e Pavarur e Hotelierëve, duke shtuar se kufizimet e reja do t?i detyrojnë të rinjtë të grumbullohen në parqe, parkingje ose në ahengje masive familjare.

?Nuk kemi nevojë për arnim të protokolleve, vullnetarisht do t?i mbyllim objektet për dy javë, por çfarë nëse shifrat e Covid edhe më tej rriten? Filipçe dhe Karaxhoski a do t?u kërkojnë falje gastronomëve, a do ta kompensojnë dëmin dhe publikisht të pranojnë se objektet gastronomike nuk janë arsyeja e infeksionit, por arsyetim për masat e gabuara.?

Autoritetet shëndetësore vënë në dukje se infeksioni për momentin më së shumti përhapet në mesin e personave të moshës 20 deri 40 vjeç, ndërsa anketat epidemiologjike tregojnë se arsyeja shpesh është mosrespektimi i masave për grupim ose ahengjet dhe grumbullimet. Qeveria është duke menduar për të rritur ingerencat e Inspektorëve të Tregut, prej se ata kishin kërkuar kompetenca që të mund t`i mbyllin lokalet ku nuk respektohen protokollet ? ka deklaruar Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

?Kjo tashmë po bisedohet në kuadër të Qeverisë dhe presim në të ardhmen që të miratojmë një vendim të këtillë, duke marrë parasysh se në rrethana të këtilla të gjitha institucionet, në veçanti ata që bëjnë mbikëqyrje të drejtpërdrejtë duhet të vendosin me kohë që rastet e këtilla të mos përsëriten?.

Javën e kaluar nëpër rrjete sociale janë shpërndarë shumë video-xhirime që tregonin turma të rinj nëpër lokale të natës, ku nuk ishin respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Inspektorati ka ngritur kallëzime penale për disa lokale, kurse ka vepruar edhe në disa qytete tjera ku janë shënuar edhe ahengje familjare.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended